Aktualitet

"Pamjet filmike zbuluan gjithçka!" Vrasja e biznesmenit Eduart Reçi, njëri nga dy vëllezërit Duka e ruajti viktimën për 6 ditë nga mëngjesi në darkë

Nga pamjet filmike ka rezultuar se Duka ka qëndruar për 6 ditë në pritje të Eduart Reçit. 

25 Nëntor 2024, 08:54 Nga M.B
"Pamjet filmike zbuluan gjithçka!" Vrasja e biznesmenit Eduart
Viktima dhe vëllezërit Duka

TIRANA- Vijojnë të zbardhen të tjera detaje nga vrasja e biznesmenit Eduart Reçi për të cilin grupi hetimor ka vërtetuar me pamje fimike se autori i dyshuar Shkëlqim Duka e ka ruajtur për 6 ditë viktimën. Nga pamjet filmike ka rezultuar se Duka ka qëndruar për 6 ditë në pritje të Eduart Reçit. 

Në bazë të fimimeve mësohet se Duka ishte pozicionuar në një shkallë metalike të një hoteli ngjitur me lokalin e tij ku kishte pamje vizuale nga oborri i pallatit të Eduart Reçit. Po ashtu nga pamjet e kamerave të sigurisë policia ka parë një person i cili pozicionohet në pozicion qitje me një armë në dukje me dylbi.

Nga data 8 deri në 13 nëntor, Shkëlqim Duka e ka pritur Eduart Reçin nga ora 7 deri në 11 të darkës për 6 ditë me radhë. Gjithashtu mësohet se vetëm në datën 11 nëntor Duka nuk e ka ruajtur viktimën pasi ka qenë në punë në detyrë. Dyshimet janë po ashtu se viktima është qëlluar me një armë të blerë online nga autorët.

Ndërkohë, Shkëlqim Duka, polic në Komisariatin nr. 2 në Tiranë, nuk ka pranuar të japë asnjë deklaratë para kolegëve të tij që po hetojnë vrasjen. Ndryshe nga ai, vëllai tjetër, Florian Duka, ka mohuar të ketë dijeni apo lidhje me ekzekutimin e biznesmenit, duke pretenduar se nuk e është pjesë e ngjarjes.

Gjatë kontrolleve të kryera në banesat dhe lokalin e vëllezërve Duka, që ndodhen afër vendit të ngjarjes, u sekuestruan prova të tjera materiale që mbështesin dyshimet për përfshirjen e tyre në ngjarjen kriminale. Gjithashtu bëhet me dije se vëllezërit Duka kishin pasur një konflikt të hapur me Reçin lidhur me pronësinë e truallit ku ai po planifikonte ndërtimin e pallatit.

eduart reci

Sondazh

Poll