Ekonomi

Shoqata e të Verbérve: Duam shpërblimin e fundvitit, qeveria na diskríminoi duke na përjashtuar nga skema

27 Dhjetor 2019, 10:20 Nga DOSJA
Shoqata e të Verbérve: Duam shpërblimin e fundvitit, qeveria na

TIRANË– Shoqata e të Verbërve të Shqipërisë e quan si diskriminim faktin që nuk u bënë pjesë e kategorisë që morën shpërblim për Vitin e Ri.

Gjatë një reagimi për mediat, shoqata shprehet se mungesa e shpërblimit është forma e hapur dhe e pajustifikueshme e diskriminimit të Personave me Aftësi të Kufizuara me pensionistët e tjerë.

Ata i bëjnë thirrje qeverisë që të rishikojë vendimin dhe ti përfshijë te kategoritë që përfitojnë shpërblim. Një tjetër shqetësim i Shoqata së të Verbërve të Shqipërisë është edhe fakti që përveç Tiranës dhe Durrësit, në qytetet e tjera nuk kanë marrë pagesën e muajit, që sipas tyre duhet të bëhet brenda muajit.

Pak ditë më parë qeveria ka aprovuar shpërblimin për pensionistët në vlerën e 3 mijë lekëve të reja. Një ditë pas këtij vendimi ka nisur shpërndarja e shpërblimit të pensionistëve për festat e fundvitit të 2019-s, do të jetë 3000 lekë të reja për secilin.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sociale sociale shoqata e të verbërve shperblimet e fundvitit shoqata e të verbërve shperblimet e fundvitit

Sondazh

Poll

Ekonomi 26 Dhjetor 2019, 19:31

Bora Avdia është nënë e 4 fëmijëve dhe prej 3 vitesh nuk ka një banesë për të jetuar, por endet nëpër rrugë. Në një intervistë për “Historia ime” në Tv Klan, aj...