Ekonomi

Është Krishtlindje, por jo të gjithë festojnë, familjet e prekura nga tërmeti ‘sfidojnë’ temperaturat e dimri

25 Dhjetor 2019, 17:23 Nga DOSJA
Është Krishtlindje, por jo të gjithë festojnë, familjet

Manza e Durrësit është një prej zonave më të goditura nga tërmetet e 21 shtatorit dhe 26 nëntorit.

Por kjo është një prej shtëpive gati në shembje që tronditjet e para, sipas kryefamiljarit Altin Kurti, i ka marrë nga një tërmet i 4 korrikut të 2018-ës.

Prej asaj kohe, familja e tij me tre fëmijë të mitur ndërron vetëm çadrat në oborr. Nuk ka pemë Krishtlindjeje, dhurata apo darke festive.

“Nuk kemi ndjenja më as për festa dhe për asgjë. Ne na ka humbur besimi”, shprehet kryefamiljari me lot në sy.

“Vetëm unë e di vuajtjen e fëmijëve të mi. Çfarë gazimi kanë fëmijët e mi. Nuk kemi asnjë një lloj shprese”, shprehet bashkëshortja e Altinit.

Shtëpia e tyre është vlerësuar me dokumente e pabanueshme, por ata thonë se nuk kanë asnjë garanci për strehë nga askush.

“Na kanë përcjellë me fjalët ‘ka procedura’, por ne nuk kemi kërkuar bukë, por një strehë”, shprehet Altini.

A2 ka sjell në vëmendje dhe më herët historinë e kësaj familjeje Kurti. I ftohti po kulmon në dimrin e sapo nisur dhe çadra është e vetmja strehëz për 3 fëmijët e mitur dhe prindërit e tyre.

Marrë nga A2CNN

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sociale sociale 11 viktima nga termeti altin kurti termeti i 21 shtatorit 11 viktima nga termeti altin kurti termeti i 21 shtatorit

Sondazh

Poll