Ekonomi

Temperaturat arrijnë nën zero në zonat malore, ja si do jetë moti për nesër

25 Dhjetor 2019, 15:41 Nga DOSJA
Temperaturat arrijnë nën zero në zonat malore, ja si do jetë

TIRANË– Shërbimi Metreologjik Ushtarak ka publikuar sot parashikimin e motit për ditët në vijim. Me anë të një postimi në Facebook, SHMU bën me dije se temperaturat në zonat malore do të arrijnë dhe nën zero.

“Dita e enjte, parashikohet me mot të kthjellët dhe vranësira të përqendruara kryesisht përgjatë maleve. Në zona të thella malore, borë e dobët e izoluar. Era, do të fryjë nga kuadrati i veriut e në orët e pasdites e vrullshme, kryesisht në brigjet detare. Valëzimi në bregdet, i forcës 3 deri 4.

Temperaturat parashikohen në: zonat malore -1ºC deri në 7ºC, zonat e ulëta 2ºC deri në 15ºC, zonat bregdetare 4ºC deri në 16ºC”, shkruan SHMU.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sociale sociale parashikimi i motit temperaturat e uleta temperaturat nen zero parashikimi i motit temperaturat e uleta temperaturat nen zero

Sondazh

Poll