Ekonomi

Volumi i pyjeve me rënie alarmante, tkurret 32% nga viti 2006 në 2017

26 Dhjetor 2019, 11:39 Nga DOSJA
Volumi i pyjeve me rënie alarmante, tkurret 32% nga viti 2006 në 2017

Mirëpo, sipas nismës së Këshillit të Ministrave, për të sjellë ndryshime të reja në ligjin për menaxhimin e pyjeve, kjo vjen në një moment që ende vijojnë problematikat e theksuara të sektorit. Sipas tyre janë: degradimin e vazhdueshem te fondit pyjor kombetar, mungesen e rregullimit te marrëdhënieve ndermjet institucioneve qendrore dhe vendore, shkallen e larte te informalitetit qe ekziston ne sektorin pyjor, shfrytëzimin dhe tregtimin e lëndës drusore, financimin e  pamjaftueshëm, mungesën e informacionit dhe kapaciteteve teknike dhe njerezore, tendenca mbishfrytëzimi dhe nënvlerë të produkteve jodrusore, investime të pakta në infrastrukturë dhe shërbime mirëmbajtjeje, etj.

Volumi i pyjeve ka rënie alarmante (ku vetëm gjatë 2006-2017 ka rënë me 32%), duke rezultuar aktualisht me një volum te fondit pyor prej rreth 55 milion m3. Një ndër problematikat kryesore që haset është Shfrytëzimi i paqëndrueshëm, duke marrë prej pyjeve më shumë nga ç’mund të prodhohet prej tyre. Ndaj, nisma për ndryshime përcakton edhe fonde deri në vitin 2022 për menaxhimin e pyejeve, si nevojë në rritje për shkak të keqmenaxhimit. Vitin e ardhshëm fondi është rreth 610 mijë lekë, në 2021 rreth 614 mijë lekë, ndërsa në 2022 rreth 615 mijë lekë.

“Ligji për pyjet dhe shërbimin pyjor ka pësuar 7 ndryshime që nga momenti i miratimit në 2005, duke shkaktuar edhe pasiguri juridike. Gjithashtu, është bërë decentralizimi i qeverisjes së pyjeve, ku, aktualisht, janë 61 bashki që kanë marrë në pronësi pyje dhe kullota publike, ndërkohë që 15% e fondit pyjor është përfshirë si zonë e mbrojtur nën AKZM.  Në janar të vitit 2016 u miratua moratoriumi i pyjeve, për të frenuar situatën e shkatërrimit të pyjeve. Për të frenuar këtë trend negativ të zhvillimit të pyjeve u miratua dokumenti i politikave për pyjet 2019-2030, si dhe propozohet miratimi i këtij projektligji për të mundësuar rregullimin e duhur kuadër për sektorin.”-thuhet në relacion.

Të rejat që synon të sjellë miratimi i këtij projektligji, duke i grupuar sipas 4 synimeve strategjike të përcaktuara nëdokumentin e politikave për pyjet 2030, në mënyrë të përmbledhur paraqiten, si më poshtë vijon:

Relacioni përcakton, se nëpërmjet projektligjit synohet mbrojtja e pyjeve si pasuri me rëndësi të veçantë, për vlerat e mëdha dhe të pazëvendësueshme në mbrojtjen e klimës dhe të tokës, në ruajtjen dhe përmirësimin e potencialeve prodhuese, ekuilibrave të mjedisit natyror, biodiversitetit, burimeve gjenetike dhe regjimit hidrik, si detyrime me interes kombëtar dhe ndërkombëtar. Marrë nga Monitor.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

ekonomi ekonomi volumi i pyjeve volumi i pyjeve

Sondazh

Poll