Politike

"Ndasia u shfaq me 3000 veta këtu dhe 30 veta atje jashtë", Rama: Shembulli i atyre që e kanë bërë parlamentin e Shqipërisë sokakun e të marrëve

Duke iu referuar protestuesve jashtë godinës ku mbahej takimi, Rama tha se përgjegjësinë për fajin e tyre e kanë ata të cilët, sipas tij, duhet të largohen me votë në zgjedhjet e ardhshme.

24 Nëntor 2024, 14:16 Nga r.ll
"Ndasia u shfaq me 3000 veta këtu dhe 30 veta atje jashtë",
edi rama

LONDËR- Kryeministri Edi Rama iu kërkoi votën shqiptarëve të Britanisë për pranverën e ardhshme, për t'i bërë krenarë për Shqipërinë në sytë e botës. 

Duke iu referuar protestuesve jashtë godinës ku mbahej takimi, Rama tha se përgjegjësinë për fajin e tyre e kanë ata të cilët, sipas tij, duhet të largohen me votë në zgjedhjet e ardhshme.

Ai tha se protestuesit ishin shembulli i opozitës në Shqipër, për të cilët u shpreh se e kanë bërë parlamentin e Shqipërisë "sokakun e të marrëve". 

"Pranverën e ardhshme e duan votën tuaj nga ky gadishull për t’ju bërë të gjithëve ju edhe më krenarë për Shqipërinë në sytë e botës. Dhe për ta bërë bashkë me ju Shqipërinë më të mirë për çdo shqiptar, për fëmijët e këtij vendi përfshirë edhe fëmijët e atyre që ishin sot tek dera të verbuar dhe të keqkuptuar. Së bashku me ata pak që ishin futur këtu si diversantë, të cilët nuk janë fajtorë sepse përgjegjësinë për fajin e tyre e kanë ata të cilët ju të gjithë së bashku me votë pranverën e ardhme duhet ti tregoni se duhet të largohen njëherë e mirë. Ndasia u shfaq me 3000 veta këtu dhe 30 veta atje jashtë, të cilët nuk ndalonin së shari në shembullin e atyre që e kanë bërë parlamentin e Shqipërisë sokakun e të marrëve që shajnë dhe vetëm predikojnë shkatërrim. Sot nuk jeni ata që ishit kur erdhët këtu me emër tjetër.", u shpreh Rama.

edi rama takim me shqiptaret ne londer

Sondazh

Poll