Aktualitet

Zbulohet një lokal i përshtatur për baste sportive, arrestohen 2 persona në Durrës

Sipas njoftimit, në pranga kanë rënë L. T., 20-vjeç dhe R. H., 50-vjeç. Policia iuka sekuestruar 2 aparate celularë në cilësinë e provës materiale.

24 Nëntor 2024, 12:22 Nga ZH.LL
 

Zbulohet një lokal i përshtatur për baste sportive, arrestohen 2
Foto ilustruese

DURRËS- Policia në Durrës ka zbuluar një lokal të përshtatur për lojëra fati, teksa ka vënë në pranga 2 persona.  

Sipas njoftimit, në pranga kanë rënë L. T., 20-vjeç dhe R. H., 50-vjeç. Policia iuka sekuestruar 2 aparate celularë në cilësinë e provës materiale.

Policia në qytetin bregdetar ka kryer kontrolle të vazhdueshme për të goditur organizimin e kundërligjshëm të lojërave të fatit.

Njoftimi i policisë:

DVP Durrës

Durrës/Zbulohet një lokal i përshtatur për lojëra fati (baste sportive). Arrestohen dy shtetas organizonin lojëra fati.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës, nga kontrollet e vazhdueshme në ambiente të ndryshme, të kryera me qëllim goditjen e rasteve të organizimit të kundërligjshëm të lojërave të fatit, kanë konstatuar se në dy lokale në lagjen nr. 15, Durrës dhe në Shijak, viheshin baste sportive.

Në vijim të veprimeve janë vënë në pranga shtetasit L.T., 20 vjeç, banues në lagjen nr. 6 Durrës, dhe R. H., 50 vjeç, banues në Shijak. Në cilësinë e provës materiale janë sekuestrohen 2 aparate celularë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

 

durres lojera fati baste sportive 2 persona ne pranga

Sondazh

Poll