Aktualitet

Vrasja e Martin Canit/ Drejtoria e Burgjeve mbledh nesër komision të posaçëm, pritet të vendoset se ku do të transferohet autori i ngjarjes

Vendimi për transferimin e tij do të merret në varësi të gjendjes së tij shëndetësore, pasi 14-vjeçari mbeti dhe vetë i plagosur gjatë konfliktit.

24 Nëntor 2024, 11:00 Nga r.ll
Vrasja e Martin Canit/ Drejtoria e Burgjeve mbledh nesër komision të
mario perlleshaj

TIRANË- Drejtoria e Burgjeve do të mbledhë ditën e nesërme një komision për të vendosur se ku do të transferohet autori i vrasjes së Martin Canit. 

Komisioni, i cili do të jetë i përbërë nga mjekë, Policia e Shtetit dhe Policia e Burgjeve do të vendosë në bazë të një vlerësimi nëse do të transferohet apo jo Mario Perlleshaj në Spitalin e Burgut ose në Burgun e të Miturve në Kavajë.

Vendimi për transferimin e tij do të merret në varësi të gjendjes së tij shëndetësore, pasi 14-vjeçari mbeti dhe vetë i plagosur gjatë konfliktit.

Vrasja e Martin Canit 

Martin Cani humbi jetën mesditën e 18 tetorit pasi u qëllua me thikë në bark nga bashkëmoshatari i tij, Mario Përlleshaj. Ngjarja e rëndë ka ndodhur pas një konflikti mes dy të miturve që ka degraduar në përdorimin e thikës. Mario Përlleshaj dyshohet se ka qenë në klasë paralele me viktimën, në shkollën 9-vjeçare Fan Noli. Konflikti mes të miturve raportohet se ka nisur në oborrin e shkollës, ndërsa ka agravuar jashtë ambienteve të saj. Autori ka nxjerrë thikën dhe ka qëlluar mbi 14-vjeçarin, Martin Cani.

Pasi është goditur me thikë, Cani është afruar tek shkolla, ka ecur disa metra dhe pasi ka nisur të humbë gjak, është rrëzuar në trotuarin para shkollës. Si pasojë e plagëve të marra, Cani ka ndërruar jetë në spital. I plagosur nga ky sherr ka mbetur edhe shoku i ngushtë i viktimës, i cili nuk mësonte në të njëjtën shkollë me to, po stërviteshin në të njëtin klub futbolli. I plagosur mbeti edhe vetë autori, i cili po trajtohet në një spital privat. Pak çaste pas krimit të rëndë autori kishte postuar foto me thikën më të cilin autori kreu vrasjen dhe dorën e tij e gjakosur që u plagos gjatë konfliktit. Po ashtu edhe në aplikacionin "Snapchat", kishte publikuar një tjetër foto ku shihet i pashqetësuar për krimin që ka kryer.

Nga fotoja vihet re se autori ndodhet në një makinë, të cilët dyshohen se e kanë marrë atë nga vendngjarja, menjëherë pas krimit që kishte kryer. Ata që kanë marrë autorin e mitur nga vendi i ngjarjes, dyshohet se janë lajmëruar nga vetë ai dhe kanë ardhur me automjetet e tyre nga Sauku. Sipas informacioneve, ky grup nga Sauku rezultojnë të përfshirë edhe në konflikte të tjera. 

vrasja e martin canit mario perlleshaj

Sondazh

Poll