Aktualitet

Vrasja në Tropojë/ Qëlloi me armë zjarri shokun e tij pas një debati në lokal, arrestohet autori i ngjarjes

Sipas raportimeve, ngjarja e rëndë ka ndodhur pas një debati mes dyshes në një lokal në Tropojë.

24 Nëntor 2024, 10:48 Nga r.ll
Vrasja në Tropojë/ Qëlloi me armë zjarri shokun e tij pas
foto ilustruese

TROPOJË- Është vënë në pranga autori i vrasjes së ndodhur pak ditë më parë në Tropojë. Flordian Mulaj, 33-vjeç u arratis nga vendi i ngjarjes, pasi qëlloi me armë zjarri shokun e tij, Artur Dautajn. Në njoftimin policor thuhet se autori u gjet në një banesë të braktisur në bjeshkët e fshatit Markaj.

“Lokalizohet, kapet dhe vihet në pranga autori i dyshuar i vrasjes së ndodhur në fshatin Dojan. Strukturat operacionale të DVP Kukës dhe ato të Komisariatit të Policisë Tropojë, si rezultat i kërkimeve dhe ndjekjes së pandërprerë policore, me mbështetjen e informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore kanë bërë të mundur lokalizimin, kapjen dhe vënien në pranga të shtetasit F. M., 33 vjeç, banues në Bajram Curri. 33-vjeçari u lokalizua në një banesë të braktisur, në bjeshkët e fshatit Markaj. Shtetasi F. M., dyshohet se më datë 22.11.2024, në fshatin Dojan, vrau me armë zjarri shtetasin A. D”, njofton Policia.

Sipas raportimeve, ngjarja e rëndë ka ndodhur pas një debati mes dyshes në një lokal në Tropojë. Dyshohet se viktima dhe autori kanë qenë në gjendje të dehur. 

 

flordian mulaj artur dautaj

Sondazh

Poll