Aktualitet

Aksion kundër basteve online, 35 të arrestuar gjatë dy ditëve në Tiranë

Policia njofton se në kuadër të operacionit janë arrestuar në orë e fundit 6 persona, të moshës 19 deri në 56-vjeç. 

24 Nëntor 2024, 10:58 Nga ZH.LL
Aksion kundër basteve online, 35 të arrestuar gjatë dy
operacioni i policise

TIRANË- Policia e Tiranës ka zhvilluar gjatë fundjavës një operacion kundër basteve sportive në kryeqytet, teksa kanë bërë të mundur arrestimin e 35 personave.

Policia njofton se në kuadër të operacionit janë arrestuar në orë e fundit 6 persona, të moshës 19 deri në 56-vjeç. 

Bëhet me dije se 6 të arrestuarit janë kapur në flagrancë në disa zona të ndryshme të Tiranë, teksa iu sekuestruan telefonat në të cilët kryenin aktivitetin e jashtëligjshëm të përshtatjes së ambienteve për lojëra fati.

Gjithashtu, një 18-vjeçar procedohet në gjendje të lirë, pasi në një bar kafe në administrim prej tij u gjetën 50 televizorë në kuti të pahapura, të markave kontrabandë të dyshuar kontrabandë.

Ndërkohë, blutë njoftojnë se mbrëmjen e së shtunës u arrestuan edhe 29 persona të tjerë të implikuar në këtë veprimtari të paligjshme.

Gjatë aksionit të zhvilluar në ish-Bllok, Fresk, Astir, Kombinat dhe Kamëz u sekuestruan shuma parash, 33 aparate celularë dhe pajisje të ndryshme kompjuterike që shërbejnë për ushtrimin e këtij aktiviteti të paligjshëm.

policia e t operacion blic arretohen 35 persona bastet sportive

Sondazh

Poll