Sport

Max Verstappen bën "poker" në Formula 1, Russell fiton GP të Las Vegasit, në podium ngjiten edhe Hamilton dhe Sainz...

Dominojnë dy makinat Mercedes në garën që kurorëzon për herë të katërt kampion holandezin Max Vestappen të Red Bull

24 Nëntor 2024, 08:58 Nga DOSJA

Max Verstappen bën "poker" në Formula 1, Russell fiton GP

SHBA - George Russell dominon Grand Prix të Las Vegas, i nisur nga ‘pole’, Lewis Hamilton kompleton dyshen e makinave Mercedes, me një rikthim të madh nga rreshti i pestë në start.

Ndërkohë piloti Max Verstappen fiton titullin e kampionit të botës për herë të katërt, duke përfunduar i pesti pas dy Ferrari. I treti në podium u ngjit Carlos Sainz, ndërsa në vendin e katërt erdhi Charles Leclerc. 

Lando Norris nuk shkoi përtej vendit të gjashtë, përpara shokut të tij të skuadrës Oscar Piastri në vijën e finishit. Ferrari fiton terren në McLaren në garën për titullin e konstruktorëve.

Ja dhe renditja e “Top 10” pilotëve, pas garës GP të las Vegasit…

Max Verstappen bën "poker" në Formula 1, Russell fiton GP

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll