Sport

Nuk ka fitues në superndeshjen e Serisë A, Milani dhe Juventusi ndajnë pikët!

Pas javës së 13-të Milani shkon në kuotën e 19 pikëve dhe mban vendin e shtatë në tabelë, teksa Juventusi ka 25 dhe renditet i pesti.

23 Nëntor 2024, 20:13 Nga DOSJA
Nuk ka fitues në superndeshjen e Serisë A, Milani dhe Juventusi

ITALI - Milani barazon 0-0 në “San Siro” ndaj Juventusit në kuadër të javës së 13-të në elitën e futbollit italian. Në këtë ndeshje ishin në fakt mysafirët ata që patën më shumë iniciativën, por kjo nuk solli rezultat në fund.

Pjesa e parë ishte e qetë me të dy ekipet që po mbronin mirë hapësirat e tyre duke mos i lejuar njëra-tjetrës për të dalë në rast për gol. Në pjesën e parë Kenan Yildiz iu afrua në dy raste golit, por porta e Mike Maignan mbeti e paprekur.

Vendasit u përpoqën në pjesën e dytë, por duke mos arritur që të shënojnë gol. Në fakt ata u ankuan për një penallti gjatë kësaj pjese, por gjyqtari nuk mendoi kështu dhe heshti duke sinjalizuar për vazhdimin e lojës.

Deri në vërshëllimën e fundit të gjyqtarit nuk pati ndonjë rast për t’u veçuar me lojën që po zhvillohej kryesisht me duele fizike në mesfushë dhe të dy ekipet u desh të pajtoheshin me nga një pikë.

Pas javës së 13-të Milani shkon në kuotën e 19 pikëve dhe mban vendin e shtatë në tabelë, teksa Juventusi ka 25 dhe renditet i pesti.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll