Sport

Hoeness i sigurt: “Bayern do ta fitojë Bundesligën”. Drejtori Eberl, Kompany dhe senatorët bavarezë janë "zjarrfikës"…

“Ai ka thënë gjëra të tilla edhe më parë. Ne duhet të sigurohemi që kjo të ndodhë, por do të jetë një rrugë e vështirë dhe me gurë”.

24 Nëntor 2024, 07:57 Nga DOSJA

Hoeness i sigurt: “Bayern do ta fitojë Bundesligën”.

GJERMANI - Deklaratat disi “të pafytyra” të Uli Hoeness, në një botë ku supersticioni mbretëron, kanë shkaktuar shumë diskutime në Gjermani.

Presidenti i nderit i Bayernit deklaroi me siguri se Bayern do ta fitojë kampionatin, por të gjithë, duke filluar nga trajneri Kompany, kërkon që ta ulë entuziazmin dhe euforinë në skuadër: "Kam një respekt të jashtëzakonshëm për zotin Hoeneß dhe kam folur shpesh me të.

Ai thjesht ka më shumë përvojë, sesa unë dhe ndoshta e di më mirë se ne...”, tha trajneri belg. "Ne po fillojmë nga vendi i tretë, uria është atje, por mendoj se askush nga ne nuk po i shikon pikët. Unë pothuajse nuk e di sa pikë kemi."

Ndërsa kapiteni Manuel Neuer shton: "Ai ka thënë gjëra të tilla edhe më parë. Ne duhet të sigurohemi që kjo të ndodhë, por do të jetë një rrugë e vështirë dhe me gurë. Mes nesh nuk do të flasim për këtë." 

Joshua Kimmich nga ana tjetër buzëqesh: "Ne jemi padyshim shumë të kënaqur që Hoeneß ka besim të madh te ekipi. Ne do të përpiqemi të fitojmë shumë pikë."

Sakaq drejtori sportiv Max Eberl gjithashtu e merr me një filozofi relative: "Do të kisha dashur që titulli të ishte i sigurt tashmë, por nuk është kështu. Duhet të fitojmë çdo ndeshje në mënyrë që të realizojmë dëshirën dhe ëndrrën e Ulit.

Kjo nuk është vetëm ëndrra e Hoeneß, të bëhesh kampion është ëndrra e të gjithëve dhe ta bëjë atë të ndodhë, nuk mjafton vetëm dëshira."

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll