Sport

Atalanta fiton dhe i bashkohet Interit në krye të Serisë A!

Parma provoi të kthehej në lojë falë golit të Kançelierit në minutën e 49-të, por goli i Lukman vulosi fitoren 3-1 që bashkon Atalantën me Interin në kuotën e 28 pikëve.

23 Nëntor 2024, 22:57 Nga DOSJA
Atalanta fiton dhe i bashkohet Interit në krye të Serisë A!

ITALI - Skuadra e Atalantës në këtë sezon mund të cilësohet me plot gojë një pretendente për titullin kampion në Serinë A.

Skuadra e Gasperint ka lënë pas luhatjet e fillimit të sezonit dhe duke regjistruar një seri fitoresh radhazi, sot i është bashkuar Interit në kryesimin e kampionatit falë suksesit 3-1 në transfertë ndaj Parmës. Zikaltrit, në radhët e të cilëve mungonte Gjimshiti i dëmtuar, kanë dominuar sfidën që në start duke gjetur golin që në minutën e katërt me Reteguin.

Pak minuta më vonë, u anulua edhe goli i dytë i Lukman, por gjithsesi bergamaskët arritën të shënonin para pushimit me Ederosn për të thelluar diferencën. Parma provoi të kthehej në lojë falë golit të Kançelierit në minutën e 49-të, por goli i Lukman vulosi fitoren 3-1 që bashkon Atalantën me Interin në kuotën e 28 pikëve.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll