Sport

Atletico Madridi fiton dhe parakalon Realin në renditje! - VIDEO

Me tri pikët e marra sot, Atletico është ngjitur në vendin e dytë të renditjes me 29 pikë, dy më shumë se Real-i, por Los Blancos kanë dy ndeshje më pak.

23 Nëntor 2024, 19:16 Nga DOSJA
Atletico Madridi fiton dhe parakalon Realin në renditje! - VIDEO

SPANJE - Atletico Madrid ka mundur 2-1 Alaves në javën e 14-të të La Liga-s dhe është ngjitur përkohësisht në vendin e dytë të renditjes.

Ka qenë një fitore e vuajtur për skuadrën e Simeone-s që deri në minutën e 76-të ka qenë duke humbur 1-0 në shtëpi pas penalltisë të transformuar nga Guridi në minutën e 7-të. Ka qenë Griezmann që ka barazuar për Colchonero-s në minutën e 76-të po nga pika e bardhë para se Sorloth të gjente golin e fitores dhjetë minuta më mbrapa.

Me tri pikët e marra sot, Atletico është ngjitur në vendin e dytë të renditjes me 29 pikë, dy më shumë se Real-i, por Los Blancos kanë dy ndeshje më pak.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll