Sport

VIDEO / Xhaka shënon dhe jep lajmin e madh familjar…

Fillimisht Xhaka ishte pjesëmarrës tek goli i parë i Leverkusenit duke asistuar për Exequiel Palacios i cili shënoi për të ngushtuar rezultatin në 2-1.

23 Nëntor 2024, 18:58 Nga DOSJA
VIDEO / Xhaka shënon dhe jep lajmin e madh familjar…

GJERMANI - Bayer Leverkusen ka shënuar fitore të thellë me rezultat 5-2 në shtëpi ndaj Heidenheimit në kuadër të javës së 11-të në elitën e futbollit gjerman.

Ndonëse ishin mysafirët ata që në fakt kishin epërsinë prej dy golave, ‘Aspirinat’ nuk u dorëzuan deri në fund dhe rikthyen rezultatin në favorin e tyre. Mesfushori shqiptar, Granit Xhaka, shkëlqeu në këtë takim duke shënuar gol dhe duke asistuar tek një tjetër.

Fillimisht Xhaka ishte pjesëmarrës tek goli i parë i Leverkusenit duke asistuar për Exequiel Palacios i cili shënoi për të ngushtuar rezultatin në 2-1.

Më pas Xhaka kaloi në rolin e golashënuesit kur në minutën e 82-të shënoi një gol spektakolar për rezultatin përfundimtar të takimit 5-2. E më e veçantë se vet goli ishte festimi që bëri ylli shqiptar duke sinjalizuar se do të bëhet sërish baba. Ky ishte vetëm goli i dytë i Xhakës në këtë edicion të garave në Bundesliga teksa ka edhe katër asistime.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll