Bota

"Urdhër-arresti kundër Netanyahut dhe Gallantit'/ Erdogan: Vendim i guximshëm!

Që nga fillimi i luftës në Gaza, Erdogan ka thënë vazhdimisht se vendi i tij do të bëjë çdo gjë në fuqinë e tij për të mbajtur përgjegjës Benjamin Netanyahun dhe autoritetet izraelite.

23 Nëntor 2024, 17:24 Nga E. D
"Urdhër-arresti kundër Netanyahut dhe Gallantit'/ Erdogan:
Rexhep Tajip Erdogan 

TURQI- Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan e quajti një vendim të guximshëm lëshimin e urdhrave të arrestit nga Gjykata Penale Ndërkombëtare kundër kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu dhe ish-ministrit izraelit të mbrojtjes Yoav Galland. 

“Ne mbështesim urdhër-arrestin. Ne e konsiderojmë të rëndësishme që ky vendim i guximshëm të zbatohet nga të gjitha vendet anëtare të marrëveshjes për të rinovuar besimin e njerëzimit në sistemin ndërkombëtar. Është e nevojshme që vendet perëndimore, të cilat prej vitesh i mësojnë botës Ligjin, drejtësinë dhe të drejtat e njeriut, të mbajnë tashmë angazhimet e tyre ”, tha presidenti turk. 

Që nga fillimi i luftës në Gaza, Erdogan ka thënë vazhdimisht se vendi i tij do të bëjë çdo gjë në fuqinë e tij për të mbajtur përgjegjës Benjamin Netanyahun dhe autoritetet izraelite. Të enjten Gjykata Penale Ndërkombëtare lëshoi ​​urdhra arresti kundër Netanyahut dhe Galland për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, duke zemëruar Izraelin. Në të njëjtën kohë, Gjykata Ndërkombëtare Penale lëshoi ​​një urdhër arresti kundër Mohammed Deif, kreut të krahut të armatosur të Hamasit.

 

rexhep tajip erdogan 

Sondazh

Poll