Bota

Borrell: Qeveritë e BE-së duhet të ekzekutojnë urdhër-arrestet kundër Netanyahut dhe Gallantit

 Gjykata Penale Ndërkombëtare ka lëshuar urdhër-arreste për kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu, ish-ministrin izraelit të Mbrojtjes Yoav Gallad dhe kreun e krahut të armatosur të Hamasit  Ezzedine al-Qassam Ibrahim Al-Masri, të cilët dyshohen për kryerjen e krimeve të luftës dhe krimeve kundër njerëzimit. 

23 Nëntor 2024, 17:10 Nga E. D
Borrell: Qeveritë e BE-së duhet të ekzekutojnë
 Josep Borrell

IZRAEL- Kreu i diplomacisë evropiane, Josep Borrell tha se qeveritë e Bashkimit Evropian janë të detyruara të zbatojnë urdhër-arrestet e Gjykatës Penale Ndërkombëtare dhe nuk mund të zgjedhin nëse do t'i zbatojnë apo jo. Gjykata Penale Ndërkombëtare ka lëshuar urdhër-arreste për kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu, ish-ministrin izraelit të Mbrojtjes Yoav Gallad dhe kreun e krahut të armatosur të Hamasit  Ezzedine al-Qassam Ibrahim Al-Masri, të cilët dyshohen për kryerjen e krimeve të luftës dhe krimeve kundër njerëzimit. 

Të gjitha vendet e Bashkimit Evropian kanë nënshkruar traktatin themelues të Gjykatës Ndërkombëtare Penale të quajtur Statuti i Romës. Shumë vende evropiane kanë deklaruar aderimin e tyre në Statutin e Romës nëse është e nevojshme, por kryeministri hungarez Viktor Orban e ka ftuar Netanyahun të vizitojë Hungarinë, duke e siguruar se ai nuk është në rrezik atje.

“Vendet që kanë nënshkruar Statutin e Romës janë të detyruara të zbatojnë vendimin e Gjykatës. Nuk është fakultative”, tha Josep Borrell gjatë vizitës së tij në Qipro. 

Më tej Borrell tha se "Do të ishte shumë qesharake nëse të ardhurit do të kishin një detyrim që anëtarët ekzistues nuk e mbajnë. Sa herë që dikush nuk pajtohet me politikën e një qeverie izraelite ata akuzohen për antisemitizëm. Unë kam të drejtë të kritikoj vendimet e një qeverie izraelite, qoftë të Netanyahut apo të dikujt tjetër, pa u akuzuar për antisemitizëm. Kjo nuk është e pranueshme. Kaq mjafton!”.

 josep borrell

Sondazh

Poll