Sport

Lara Colturi në podiumin Botëror, Veliaj në uron kampionen e "klubit të tij", Tiranës!

23 Nëntor 2024, 14:47 Nga DOSJA
Lara Colturi në podiumin Botëror, Veliaj në uron kampionen e

TIRANE - Për herë të parë në historinë e sajë të shkurtër por shumë të suksesshme, Lara Colturi arrin të ngjitet në podiumin e një etape të Kupës së Botës duke u renditur e dyta pas numrit 1 të botës Mikaela Schiffrin.

Historike për Shqipërinë pasi padyshim është edhe hera e parë për vendin tonë që arrijmë të jemi mes më të mirëve në Botë, në skinë për femra, dhe kjo falë Lara Colturit, në etapën e 3-të të Kupës së Botës.

“Për herë të parë, flamuri shqiptar ???????? do të ngrihet në podiumin e një kampionati botëror skish! ????,” – shkruan kryetari i bashkisë së Tiranës, në një foto përkrah skiatores Colturi.
 

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Erion Veliaj (@erionveliaj)


Vetëm 18 vjeç pak ditë më parë, dhe sot Lara Colturi nuk është më një fenomen, por është një kërcënim për emrat më të mëdhej në botën e skive femërore dhe Shqipëria në garën e luksit të një sporti që vërtetë nuk e kemi traditë, por na ka futur në garë me gjigandët botëror, si Amerika, Zvicra, Suedia, Norvegjia dhe shumë vende të tjera të këtij niveli.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll