Politike

Gjokutaj: Vendimi i Kushtetueses dënon sigurinë juridike të deputetëve

Gjokutaj në një intervistë për SYRI TV u shpreh gjithashtu se, Gjykata Kushtetuese nuk është konsultuar me praktikën e Gjykatës Europianë të të Drejtave të Njeriut në lidhje me padinë e bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha.

23 Nëntor 2024, 18:16 Nga E. D
Gjokutaj: Vendimi i Kushtetueses dënon sigurinë juridike të
Genc Gjokutaj

TIRANË- Avokati Genc Gjokutaj, është shprehur se, pritet botimi i vendimit të Gjykatës Kushtetuese në Fletoren Zyrtare që më pas të bëhet edhe padia në Strasburg. Gjokutaj në një intervistë për SYRI TV u shpreh gjithashtu se, Gjykata Kushtetuese nuk është konsultuar me praktikën e Gjykatës Europianë të të Drejtave të Njeriut në lidhje me padinë e bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha.

"Pritet zbardhja e vendimit dhe botimi në Fletoren Zyrtare. Sepse vendimet e Gjykatës Kushtetuese botohen në Fletoren Zyrtare dhe 15 ditë pas botimit, ai vendim është formalisht i atakueshëm nga ana jonë në gjykatën Europiane të të Drejtave të Njeriut. Ky vendim dënon sigurinë juridike të deputetëve, ndërkohë që synohet ngritja e cilësisë së anëtarëve të Kuvendit të Shqipërisë, sepse ka një histori shumë të shëmtuar për cilësinë, integritetin profesional dhe moral të shumë deputetëve, jo të të gjithëve, të gjendjes së tyre gjyqësore.

Ne do ti drejtohemi Gjykatës së Strasburgut që ka një traditë të konsoliduar me këtë argument, por që Gjykata Kushtetuese e jona, kësaj radhe nuk deshi ta konsultonte praktikën e Gjykatës Europianë të të Drejtave të Njeriut, sepse nuk e ka problem dhe as ego profesionale.  Ndërkohë që për mazhorancën kjo gjykatë është kujdesur që të konsultohet edhe me Venecian dhe të presë. Ndërkohë që për opozitën, marrim rastin e zotit Berisha, bëjnë të kundërtën sepse këta janë rreshtuar si një tren vagon, pas vagoni dhe i tërheq një lokomotivë qeveritare dhe vendimmarrja e tyre është e kushtëzuar nga itinerari që ndjek kjo lokomotivë," tha Gjokutaj. 

genc gjokutaj

Sondazh

Poll