Politike

"Të martën Tirana do t'i kthehet qytetareve!" Balliu: Protesta do t'i sjellë kryeqytetin në duar sovranit, rrugët e korrupsionit do të bllokohen masivisht

Ai shton se duart e sovranit rrugët e korrupsionit do të bllokohen masivisht përballë Narkoqeverisë Rama, siç e konsideron ai.

23 Nëntor 2024, 13:31 Nga M.B
"Të martën Tirana do t'i kthehet qytetareve!" Balliu:
Klevis Balliu

TIRANA- Shefi i organizimit në PD, Klevis Balliu, teksa ka njoftuar sërish për zhvillimin e protestës së radhës së opozitës në rrjetet sociale, ka shkruar se të marën në orën 17:00 Tirana do t'i kthehet qytetareve. Balliu thotë se protesta do t'i sjellë kryeqytetin në duar sovranit.

Ai shton se duart e sovranit rrugët e korrupsionit do të bllokohen masivisht përballë Narkoqeverisë Rama, siç e konsideron ai. Kjo lë të nënkuptohet se ndoshta skenari i opozitës dhe në protestën e radhës do të ketë të bëjë me bllokimin e akseve rrugore.

Postimi:

Ditën e Martë në orën 17:00 Tirana do ti kthehet qytetareve.
Kjo protestë do të sjellë kryeqytetin në duart e sovranit rrugët e korrupsionit do të bllokohen masivisht përballë Narkoqeverisë Rama.

klevis balliu

Sondazh

Poll