Politike

Në fokus protesta e 26 nëntorit, Berisha takim virtual sot me drejtuesit e qarqeve të PD-së

Berisha njoftoi në një konferencë për shtyp ditën e djeshme protestën e radhës duke u bërë thirrje të gjithë qytetarët shqiptarë t’i bashkohen tubimit në Tiranë.

23 Nëntor 2024, 13:55 Nga M.B
Në fokus protesta e 26 nëntorit, Berisha takim virtual sot me
Sali Berisha

TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha do të zhvillojë një takim online me drejtuesit e qarqeve të PD-së pasditen e sotme në orën 18:00. Mësohet se fokus i takimit do të jetë protesta e radhës e thirrur nga Partia Demokratike ditën e martë, më 26 nëntor.

Berisha njoftoi në një konferencë për shtyp ditën e djeshme protestën e radhës duke u bërë thirrje të gjithë qytetarët shqiptarë t’i bashkohen tubimit në Tiranë.

“Në datë 26 është protesta tjetër kombëtare, më e fuqishme që ka njohur Shqipëria. Ndaj ftoj shqiptarët, në datën 26 marshim në Tiranë. E gjithë Shqipëria në Tiranë. Mosbindja civile është rrugë e vetme e ndarjes nga kjo diktaturë”, tha ai.

sali berisha

Sondazh

Poll