Sport

Arsenali duke shpresuar te rikthimi i Saka dhe Rice për sfidën me Nottingham…

Pas tërheqjes nga pushimi ndërkombëtar me kombëtaren angleze, Bukayo Saka dhe Declan Rice, u stërvitën dhe po aplikojnë për pritjen e Nottingham Forest të shtunën. Nga ana tjetër, Ben White, i cili bëri një operacion në gju, do të mungojë për disa muaj.

23 Nëntor 2024, 10:00 Nga DOSJA

Arsenali duke shpresuar te rikthimi i Saka dhe Rice për sfidën me

ANGLI - Lajm i mirë për Mikel Artetën, i cili po përgatitet të përjetojë ndeshjen e 250-të në stolin e Arsenalit. Në një konferencë për shtyp, trajneri spanjol përshëndeti rikthimin në stërvitje të Bukayo Saka dhe Declan Rice, dy elementë të rëndësishëm të 11-shes të tij që ishin tërhequr nga grumbullimi i nëntorit të skuadrës angleze.

Është rikthyer edhe italiani Ricardo Calafiori, ndërsa Arsenali, në këmbët e podiumit dhe që nuk ka fituar prej 4 ndeshjesh në kampionat, dëshiron të rikthehet te fitorja të shtunën ndaj Nottingham Forest.

Megjithatë, qielli nuk është pa re për “Topçinjtë”. Nënkampionët i Premierligës do të duhet të bëjë pa mbrojtësin e tij Ben White për disa muaj. “Dëmtimi i tij në gju nuk është përmirësuar në javët e fundit dhe ne kemi vendosur që ai ka nevojë për operacion”,- tha Arteta. 27-vjeçari anglez shpreson të kthehet në fushë para përfundimit të sezonit.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll