Sport

I pagabueshëm nga pika e bardhë, 25 penallti të shënuara radhazi, Kane i frikshëm!

Qendërsulmuesi britanik i Bayern shënoi tre here të premten, duke u ngjitur në kuotën e 23 gola në vetëm 22 ndeshje të luajtura këtë sezon për klubin bavarez dhe kombëtaren angleze.

23 Nëntor 2024, 09:30 Nga DOSJA

I pagabueshëm nga pika e bardhë, 25 penallti të shënuara

GJERMANI - Një uragan ka goditur Gjermaninë. Uragani, do të thoshin anglezët, e cila rimon me Harry Kane, sulmuesin e Bayern Munichut, që po bën bujë këtë vit.

Edhe të premten qendërsulmuesi britanik shënoi tre herë, duke u ngjitur në 23 gola në vetëm 22 ndeshje të luajtura këtë sezon për klubin bavarez dhe kombëtaren angleze.

Shifra të tmerrshme edhe kur bëhet fjalë për goditjet e penalltive. Të premten, ish-lojtari i Tottenhamit shënoi dy të tjerë (dy nga tre golat erdhën nga njëmbëdhjetë metra), duke u konfirmuar si një snajper i pagabueshëm nga pika e bardhë...

Me ato të shënuara kundër Augsburg, Kane arrin 25 goditje të njëpasnjëshme penalltish të çuara në rrjetë, gjithmonë duke i marrë parasysh të dyja, klubin dhe kombëtaren.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll