Sport

Otamendi-River Plate, Benfica e mohon: “Zero mundësi që ai të largohet në janar”...

“Benfica mohon kategorikisht se është e gatshme të bëjë pa Nicolás Otamendin në afatin kalimtar të janarit, duke nënvizuar gjithashtu se kapiteni i ekipit nuk ka ndërmend të largohet nga klubi”.

23 Nëntor 2024, 08:30 Nga DOSJA

Otamendi-River Plate, Benfica e mohon: “Zero mundësi që ai

PORTUGALI - Ditët e fundit emri i Nicolas Otamendit është lidhur fort me River Plate. Nga Argjentina thonë se transferimi mund të bëhet në janar. Një lajm, i cili megjithatë zyrtarisht është përgënjeshtruar nga vetë Benfica.

Klubi portugez, në fakt, ka lëshuar një deklaratë në të cilën saktëson se nuk do ta lërë Otamendin të largohet në merkaton e dimrit:

“Benfica mohon kategorikisht se është e gatshme të bëjë pa Nicolás Otamendin në afatin kalimtar të janarit, duke nënvizuar gjithashtu se kapiteni i ekipit nuk ka ndërmend të largohet nga klubi.

Javët e fundit kemi qenë dëshmitarë të (keq)informimeve të njëpasnjëshme që flasin për ‘pseudo’ largime të disa lojtarëve të Benfikës në afatin kalimtar të janarit, të cilat nuk korrespondojnë me realitetin dhe përfundojnë duke bërë zhurmë,”- thuhet në deklaratën e klubit nga Lisbona.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Sport Lisboa e Benfica (@slbenfica)

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll