Sport

Haaland rrezikon burgun në Zvicër, për mospagimin e një gjobe prej 65 eurosh

Sipas informacioneve të medias zvicerane “Blick”, Erling Haaland rrezikon të dënohet me burg për shkak se nuk ka paguar një gjobë prej 60 frangash zvicerane, ose afërsisht 65 euro.

23 Nëntor 2024, 09:00 Nga DOSJA

Haaland rrezikon burgun në Zvicër, për mospagimin e një

ZVICER - Sipas medias zvicerane Blick, sulmuesi norvegjez Erling Haaland mund të kalojë kohë në burg. Në “fletën e njoftimit zyrtar” që është ekuivalenti i Gazetës Zyrtare, por në nivel të kantonit Vaud (Zvicra është shtet federal), tregohet se Erling Haaland nuk ka paguar një gjobë prej 60 frangash, ose rreth 65 €).

Megjithatë, lloji i kundërvajtjes nuk tregohet në dokument, por mund të jetë kundërvajtje trafiku, pasi që babai i tij tani banon në Zvicër. Mundet, që ai ta ketë shkaktuar, me një makine që figuron e rregjistruar ne emër të Erling.

Gjithsesi, që kjo çështje të mbyllet, Haaland Junior do të duhet ta paguajë gjobën, nëse nuk e ka bërë deri tani, pasi dokumenti daton nga fundi i tetorit.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll