Aktualitet

Arrestohet 34-vjeçari shqiptar në Itali/ I akuzuar për grabitje me dhunë të një të moshuari, në kërkim prej korrikut të vitit 2023

Sipas mediave italiane, i riu shqiptar ishte i shpallur në kërkim prej një viti e gjysmë për grabitjen dhe plagosjen e një të moshuari në Padova të Italisë.

22 Nëntor 2024, 21:11 Nga ZH.LL
Arrestohet 34-vjeçari shqiptar në Itali/ I akuzuar për grabitje
policia padova

ITALIA- Një 34-vjeçar shqiptar është arrestuar tre ditë më parë nga autoritetet italiane. Sipas mediave italiane, i riu shqiptar ishte i shpallur në kërkim prej një viti e gjysmë për grabitjen dhe plagosjen e një të moshuari në Padova të Italisë.

Tg Padova raporton se pasditen e datës 19 nëntor, në Marcianise, në zonën e Casertës, Karabinierët e Departamentit të Operacioneve - Njësia Hetimore e Komandës Provinciale të Padovës, me mbështetjen e kolegëve të forcës vendase, ekzekutuan një urdhër paraburgimi në burg të lëshuar nga gjyqtari hetues i Gjykatës së Rovigos me kërkesë të Prokurorisë Publike që koordinoi hetimet ndaj një shtetasi shqiptar 34-vjeçar, përgjegjës, në hipotezë akuzuese, për krimet e vjedhjes së rëndë në një shtëpi dhe plagosjes së rëndë personale, të kryera në Montagnana, natën e datës 11.07.2023 ndaj një pensionisti vendas.

Ngjarja kishte ndodhur më 11 Korrik të vitit të kaluar, ku u sulmua një pensionist vendas. Hetimet nisën menjëherë pas denoncimit, për agresionin e ndodhur brenda një shtëpie në Montagnana, kur i moshuari u befasua në gjumë nga dy persona që e kërcënuan me kaçavidë dhe e kanë goditur vazhdimisht me kabllo elektrike.

Në veçanti, vendimtar ka qenë zbulimi i një xhakete reflektuese të humbur nga një prej grabitësve dhe e gjetur nga Karabinierët gjatë kontrollit nën njërën prej dritareve të shtëpisë së viktimës, mbi të cilën analizat e mëvonshme tekniko-shkencore zbuluan një profil gjenetik i të dyshuarit që ka marrë masën shtrënguese, raporton "TG Padova".

Shqiptari, emri i të cilit nuk u publikua, ishte në arrati që prej ditës së krimit. Ai u izolua në burgun Santa Maria Capua Vetere, teksa vijojnë kërkimet për bashkëpunëtorin e tij. 

itali arrestohet shqiptari padova grabitje

Sondazh

Poll