Aktualitet

Rrëshqitje dherash në aksin Elbasan-Librazhd, bllokohet rruga! Probleme me energjinë elektrike në disa fshatra

Raportohet se aksi nacional Librazhd-Elbasan është bllokuar te vendi i quajtur “Kthesat e Murrashit”, për shkak të rënies së gurëve. Një fadromë po punon për largimin e dherave dhe inerteve nga shpati i kodrës.

22 Nëntor 2024, 20:33 Nga ZH.LL
Rrëshqitje dherash në aksin Elbasan-Librazhd, bllokohet rruga!
aksi nacional

ELBASAN- Reshjet e dendura të ditës së sotme kanë shkaktuar probleme me qarkullimin në qytetin e Elbasanit.

Raportohet se aksi nacional Librazhd-Elbasan është bllokuar te vendi i quajtur “Kthesat e Murrashit”, për shkak të rënies së gurëve. Një fadromë po punon për largimin e dherave dhe inerteve nga shpati i kodrës.

Në këtë segment problematika e rënies së gurëve është e përhershme kur moti shoqërohet me reshje shiu dhe policia apelon për kujdes gjatë drejtimit të mjetit në keto akse. 

Ndërkohë zonat e thella kanë probleme me furnizimin me energji elektrike. 

elbasan librazhd aksi nacional kthesa e murrashit moti i keq

Sondazh

Poll