Bota

Putin: Rusia do të nisë prodhimin masiv të raketave ‘të pandalshme’ balistike

Raketa me rreze të mesme veprimi, e njohur si ‘Oreshnik’, nuk mund të kapet, shkruan media shtetërore RIA Novosti, e cila citon presidenti rus.

22 Nëntor 2024, 20:09 Nga E. D
Putin: Rusia do të nisë prodhimin masiv të raketave
Vladimir Putin

RUSI- Presidenti rus Vladimir Putin, ka deklaruar Rusia do të fillojë prodhimin masiv të raketës së re balistike hipersonike, me të cilën sulmoi dje Ukrainën.  Raketa me rreze të mesme veprimi, e njohur si ‘Oreshnik’, nuk mund të kapet, shkruan media shtetërore RIA Novosti, e cila citon presidenti rus. Sistemet e armëve si Oreshnik nuk ekzistojnë askund tjetër, tha ai në një takim me ministrinë e mbrojtjes.

“Nuk ka asnjë kundërmasë ndaj një rakete të tillë, asnjë mjet për ta kapur atë sot në botë. Do të theksoj edhe një herë se ne do të vazhdojmë testimin e këtij sistemi më të ri. Është e nevojshme të vendoset prodhimi serik”, tha Putin.

Kremlini tha se sulmi i tij në qytetin ukrainas të Dnipro dje ishte në përgjigje të SHBA-së dhe Britanisë së Madhe që lejuan Kievin të godiste territorin rus me armë të avancuara perëndimore. Nga ana e tij presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, tha se përdorimi i raketës së re ishte një përshkallëzim i qartë dhe i ashpër të frontit të luftës.

vladimir putin

Sondazh

Poll