Bota

"Lufta në lindje po hyn në një fazë vendimtare"/ Kryeministri polak: Konflikti po merr përmasa dramatike!

Kjo deklarata vjen pasi presidenti rus, Vladimir Putin, në një deklaratë publike tha ditën e djeshme se sulmi i të enjtes ndaj Ukrainës ishte përgjigje ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Mbretërisë së Bashkuar, pasi këto vende lejuan Kievin që të godiste Rusinë me armë të avancuara perëndimore. 

22 Nëntor 2024, 16:50 Nga E. D
"Lufta në lindje po hyn në një fazë vendimtare"/
Donald Tusk

POLONI- Kryeministri polak Donald Tusk, teksa komentoi luftën Rusi-Ukrainë tha se zhvillimet e fundit tregojnë se ekziston një rrezik real i shpërthimit të një konflikti global. 

Kjo deklarata vjen pasi presidenti rus, Vladimir Putin, në një deklaratë publike tha ditën e djeshme se sulmi i të enjtes ndaj Ukrainës ishte përgjigje ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Mbretërisë së Bashkuar, pasi këto vende lejuan Kievin që të godiste Rusinë me armë të avancuara perëndimore. 

Polonia, e cila kufizohet me Ukrainën, Rusinë dhe Bjellorusinë, ka qenë një zë kryesor që u bën thirrje anëtarëve të NATO-s që të shpenzojnë më shumë për mbrojtjen dhe vetë po ndan 4.7% të prodhimit të brendshëm bruto për të rritur forcat e saj të armatosura në 2025.

“Lufta në lindje po hyn në një fazë vendimtare, ne ndjejmë se e panjohura po afrohet. Konflikti po merr përmasa dramatike," tha Tusk. 

donald tusk

Sondazh

Poll