Bota

Borell: Putin dhe Trump do të ulen në tryezë për t’i dhënë fund konfliktit

Sipas tij, shumica e vendeve evropiane, edhe pse jo unanimisht, janë të gatshme të vazhdojnë t’i japin ndihmë Kievit.

22 Nëntor 2024, 16:09 Nga E. D
Borell: Putin dhe Trump do të ulen në tryezë për t’i
Josep Borrell

BRUKSEL- Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Punët e Jashtme, Josep Borrell deklaroi se Vladimir Putin dhe Donald Trump, i cili së shpejti do të marrë presidencën e SHBA-së, do të ulen në tryezën e bisedimeve për të diskutuar situatën rreth Ukrainës. 

Sipas tij, shumica e vendeve evropiane, edhe pse jo unanimisht, janë të gatshme të vazhdojnë t’i japin ndihmë Kievit. Për më tepër, shefi i politikës së jashtme të BE-së theksoi se ka mbështetur gjithmonë vendimin për të lejuar Ukrainën të përdorë armë për të sulmuar brenda Rusisë.

"Gjithçka tregon se Trump dhe Putin do të ulen në tryezën e bisedimeve dhe Ukraina do të jetë në axhendë. Kohët e fundit kam qenë në Ukrainë dhe kam biseduar me Zelensky për këtë mundësi. Është e qartë nga ana e tij se një vendim që do të prodhohet nga SHBA dhe Rusia është diçka që ai nuk do ta pranojë dhe kjo është e kuptueshme," tha Borell. 

Gjithashtu zëdhënësi i presidentit rus Dmitry Peskov ka thënë në të kaluarën se nëse Trump tregon gatishmëri për të dëgjuar shqetësimet e Rusisë dhe për të kuptuar arsyet e nisjes së pushtimit të Ukrainës, kjo mund të vendosë bazat për një dialog që do të synojë paqen.

josep borrell vladimir putin donald trump lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll