22 Nëntor 2024, 13:30
Nga r.ll
foto ilustruese
UKRAINË- Deputetët ukrainas u këshilluan t’i shmangin rrethinat qeveritare të premten, ndërsa Parlamenti e anuloi seancën për shkak të paralajmërimeve për sulme të mundshme ajrore.
Deputeti Taras Batenko foli për kërcënimin gjatë një transmetimi drejtpërdrejt në kanalin “Hovoryt Velykiy Lviv” të enjten.
“Ne jemi të njoftuar për rrezikun e një sulmi raketor në Verkhovna Rada në Kiev në ditët në vijim. Putini i ka rritur rreziqet jashtëzakonisht shumë. Seanca e nesërme është anuluar”, tha ai.
Deputetë të tjerë konfirmuar për Radion Evropa e Lirë se seanca është anuluar. Deputeti Oleksiy Honcharenko shkroi në Telegram se seanca e radhës është caktuar për 22 dhjetor.
Liderët e Parlamentit nuk kanë komentuar ende zyrtarisht për këto paralajmërime. Zyra e presidentit e njoftoi publikun se do të vazhdojë punën “si zakonisht” të premten.
Ky zhvillim vjen një ditë pasi presidenti rus, Vladimir Putin, njoftoi se ushtria ruse ka "testuar suksesshëm në luftime" një raketë të re balistike me rreze të mesme veprimi, Oreshnik.
Putin pretendoi se raketa u përdor në një sulm ndaj qytetit lindor të Ukrainës, Dnipro, duke pohuar se ishte përgjigje ndaj "veprimeve agresive" të NATO-s dhe përdorimit të raketave perëndimore nga Ukraina për sulme brenda tokës ruse.
Forcat Ajrore të Ukrainës raportuan për sulme të shumta raketore në Dnipro të enjten, përfshirë përdorimin e asaj që, sipas tyre, ishte raketë balistike ndërkontinentale.
Kievi është në teh tash e disa ditë mes sulmeve intensive nga Rusia në të gjithë Ukrainën.
Ambasada e SHBA-së në Ukrainë paralajmëroi për një sulm ajror të madh rus më 20 nëntor, e mbylli përkohësisht Ambasadën e saj në Kiev. Ambasadat e Spanjës, Italisë dhe Greqisë gjithashtu pezulluan shërbimet për atë ditë.
Spekulime për sulme të mundshme me raketa balistike RS-26 Rubezh nga rajoni Astrakhan i Rusisë qarkulluan në rrjetet sociale, megjithëse nuk u konfirmua u krye ndonjë më 20 nëntor./REL
parlamenti ne ukraine
Bota
22 Nëntor 2024, 13:27
r.ll
benjamin netanyahu
SHBA- Gjykata Penale Ndërkombëtare lëshoi të enjten urdhër-arrest për Kryeministrin izraelit Benjamin Neta...
Bota
22 Nëntor 2024, 12:01
N.F
Ambasada amerikane në Londër
ANGLI- Një alarm është ngritur nga autoritetet në Londër, pas raportimeve se ambasada ...
Bota
22 Nëntor 2024, 10:15
N.F
Foto ilustruese
RUSI- Prej se Moska e nisi pushtimin e plotë të Ukrainës në shkurt të vitit 2022, Kievi është ankuar se ...
Bota
22 Nëntor 2024, 09:14
N.F
Foto ilustruese
HUNGARI- Kryeministri hungarez Viktor Orban ka thënë të premten se do ta ftojë kryeministrin e Izraelit, Benjamin Netan...
Bota
22 Nëntor 2024, 08:54
N.F
Lyle Menendez dhe Millie Bakshi
SHBA- Lyle Menendez, një nga dy vëllezërit që u dënuan për vrasjen e prindërve t&eu...
Bota
22 Nëntor 2024, 08:58
r.ll
foto ilustruese
RUSI- Konflikti në Ukrainë po merr një dimension të ri pas përdorimit nga Rusia të një sistemi raketor t...
Bota
22 Nëntor 2024, 08:37
N.F
Boris Pistorius
GJERMANI- Në partinë socialdemokrate u debatua, se cili mund të ishte kandidati më i përshtatshëm për ka...
Bota
22 Nëntor 2024, 08:33
r.ll
anijetqe furnizohen me nafte
RUSI- Rusia raportohet të ketë furnizuar Korenë e Veriut me më shumë se një milion fuçi n...
Bota
22 Nëntor 2024, 08:09
N.F
Aktivisti
AZERBAJXHAN- E shoqëruar me një melodi frymëzuese, një video e publikuar në llogarinë zyrtare në X për CO...
Bota
22 Nëntor 2024, 08:06
r.ll
benjamin netanyahu dhe yoav gallant
HAGË- Gjykata Ndërkombëtare Penale (GJNP) pranoi kërkesën e kryeprokurorit të saj Karim K...