Bota

Alarm pranë ambasadës amerikane në Londër, gjendet një pako e dyshimtë, kryhet një shpërthim i kontrolluar nga oficerët

Më tej bëhet me dije se ka ndodhur një shpërthim i kontrolluar. Forca të forta policie kanë shkuar në zonën e Nine Elms dhe kanë bllokuar ambasadën për arsye parandalimi të ndonjë incidenti.

22 Nëntor 2024, 12:01 Nga N.F
Alarm pranë ambasadës amerikane në Londër, gjendet një
Ambasada amerikane në Londër

ANGLI- Një alarm është ngritur nga autoritetet në Londër, pas raportimeve se ambasada amerikane është mbyllur për shkak të një pako të dyshimtë. Më tej bëhet me dije se ka ndodhur një shpërthim i kontrolluar. Forca të forta policie kanë shkuar në zonën e Nine Elms dhe kanë bllokuar ambasadën për arsye parandalimi të ndonjë incidenti. Më pas mbërritën zjarrfikësit dhe gjetën pakon.


Në një postim të publikuar në platformën e mediave sociale X, Policia Metropolitane tha se perimetri i sigurisë do të mbetet në vend për momentin ndërsa hetimet për paketën vazhdojnë.


"Ne jemi në dijeni të spekulimeve në internet për një incident pranë Ambasadës së SHBA në Nine Elms," tha një postim i Policisë Metropolitane.

“Zona është rrethuar si masë paraprake pasi oficerët po hetojnë një paketë të dyshimtë. Mund të konfirmojmë se ‘shpërthimi i fortë’ i raportuar në zonë pak kohë më parë ishte një shpërthim i kontrolluar i kryer nga oficerët”, vijon ai.


Ambasada amerikane në Londër tha gjithashtu se policia kishte mbyllur një rrugë pranë ndërtesës së ambasadës, duke marrë masat maksimale paraprake.

amabsada amerikane ne angli shperthim i kontrolluar

Sondazh

Poll