21 Nëntor 2024, 22:42
Nga ZH.LL
Arsen Feci
ANGLI- Një shqiptar është ekstraduar ditën e djeshme nga autoritetet britanike. 46-vjeçari, Arsen Feci është ektraduar nga Spanja, pasi akuzohej për trafik ndërkombëtar klandestinësh, kryesisht në hapësirën detare mes Francës dhe Anglisë.
Ai ishte i dyshuar si i përfshirë në një grup të krimit të organizuar të kontrabandës me njerëz, që sillte njerëz nga Franca dhe Belgjika në ishull. Mësohet se Feci ishte arratisur nga Anglia prej vitit të kaluar drejt Spanjës, derisa u arrestua në muajin Gusht të këtij viti me qëllim ekstradimi.
Zyra e NCA-së (Policia Britanike/ National Crime Agency), konfirmoi se oficerët e arrestuan Fecin pasi zbriti nga avioni i linjës, në aeroportin e Hithrou (Londër).
“Ai ishte arratisur prej muajit Mars të vitit 2023, kur u lirua me kusht nga gjykatat përpara gjyqit të tij. Ai u paraqit para Gjykatës së Kurorës së Nottinghamit këtë mëngjes (21 nëntor) i akuzuar për asistimin e emigracionit të paligjshëm në MB”, shkruhet në faqen zyrtare të NCA.
Hetuesit e NCA besojnë se Feci ishte i përfshirë në blerjen e pajisjeve dhe sigurimin e njerëzve për të mundësuar me rrjetin e tij kalimet ilegale me mjete lundruse, nga Franca dhe Belgjika në MB.
NCA bën me dije se Arsen Fecit i është caktuar masa e paraburgimit dhe më pas do të paraqitet në të njëjtën gjykatë më 16 Janar 2025.
Operacioni kundër trafikimit të klandestinëve ishte zhvilluar më 15 Mars 2023, ku mes 5 të ndaluarve, po shqiptarë, ishte edhe Feci.
arsen feci arrestohet angli ekstradim nga spanja
Aktualitet
21 Nëntor 2024, 22:26
M.B
Prindërit e Martin Canit
TIRANA- Babai i Martinit thotë se nuk është njeri hakmarrës, por gjithnjë i buzëqeshur.&nb...
Aktualitet
21 Nëntor 2024, 22:13
ZH.LL
kokaina e sekuestruar
ITALIA- Një 22-vjeçar shqiptar ka rënë në prangat e policisë italiane, pasi u kap me mbi 2 kg ko...
Aktualitet
21 Nëntor 2024, 22:18
M.B
Babai dhe Martin Cani
TIRANA- Babai i Martinit, 14-vjeçarit që u vra me thikë të hënën pas sherrit me një...
Aktualitet
21 Nëntor 2024, 22:11
E. D
foto nga emisioni
TIRANË- Zyrtari i lartë për sigurinë në Policinë e Shtetit, Idriz Daulle, ka folur për disa nga&n...
Aktualitet
21 Nëntor 2024, 22:10
M.B
Prindërit
TIRANA- Babai i 14-vjeçarit të vrarë, Martin Cani, shprehet se nuk ka pasur asnjë kontakt me babain e autorit t&e...
Aktualitet
21 Nëntor 2024, 22:06
M.B
Prindërit e Martin Canit
TIRANA- Prindërit e 14-vjeçarit, i cili u vra me thikë nga bashkëmoshatori i tij, mes lotësh ...
Aktualitet
21 Nëntor 2024, 21:58
M.B
Autori dhe viktima
TIRANA- Babai i autorit të dyshuar të vrasjes së 14-vjeçarit Martin Cani ka reaguar pas ngjarjes së r&eu...
Aktualitet
21 Nëntor 2024, 21:52
E. D
Klodiana Lala
TIRANË- Gazetarja Klodiana Lala, është shprehur se ekzekutimi i Klaudio Prengës ka qenë një ndër ...
Aktualitet
21 Nëntor 2024, 21:51
M.B
Prindërit
TIRANA- Engjëll dhe Florina, prindërit e 14-vjeçarit të vrarë Martin Cani, thonë se nuk kanë patur...
Aktualitet
21 Nëntor 2024, 21:43
E. D
foto nga emisioni
TIRANË- Babai i minorenit i cili dyshohet se vrau Martin Canin pak metra jashtë ambienteve të “Fan Nolit”...