Aktualitet

Do ta takonte autorin e vrasjes së të birit? Babai i Martin Canit: Jam i tronditur! S’jam njeri hakmarrës, dua që njerëzit të kenë paqe

Nga ana tjetër nëna e Martinit tha se ai dont të bëhej futbollist dhe se fliste çdo natë me të duke shtuar se ishte pa asnjë lloj shqetësimi.

21 Nëntor 2024, 22:26 Nga M.B
Do ta takonte autorin e vrasjes së të birit? Babai i Martin Canit: Jam
Prindërit e Martin Canit

TIRANA- Babai i Martinit thotë se nuk është njeri hakmarrës, por gjithnjë i buzëqeshur. Në një intervistë për emisionin Top Story në Top Channel ai tha se nuk e dinte nëse do të mund ta takonte vrasësin e të birit, nisur nga tronditja e madhe që ka përjetuar. Nga ana tjetër nëna e Martinit tha se ai dont të bëhej futbollist dhe se fliste çdo natë me të duke shtuar se ishte pa asnjë lloj shqetësimi.

Pjesë nga intervista:

Do mundeshit të takoheshit me djaloshin ( autorin)?

Babai i Martinit: Jam kaq i tronditur sa nuk e përballon dot truri të ketë mendje të kthjellët të përballojë këtë lloj fatkeqësie, nuk jam njeri hakmarrës, jam njeri që buzëqesh, dua që njerëzit të kenë paqe dhe lumturi.

Nëna e Martinit: S’kam asnjë fjalë. Martini thoshte do bëhem futbollist, flisja çdo natë me të, ishte pa asnjë lloj shqetësimi.

martin cani

Sondazh

Poll