Aktualitet

"Do më japësh një 2 mijë lekësh të blej tost? S’do marr gjëra të shtrenjta”, babai i Martinit rrëfen bisedën e fundit me të birin

Ai shtoi se shpreson të largohen që të largohen për në amerikë pasi vëllaiu u ka bërë dokumentet për bashkim familjar dhe po presin përgjigje.

21 Nëntor 2024, 22:18 Nga M.B

 

"Do më japësh një 2 mijë lekësh të blej tost?
Babai dhe Martin Cani

TIRANA- Babai i Martinit, 14-vjeçarit që u vra me thikë të hënën pas sherrit me një bashkëmoshatar rrëfeu bisedën e fundit që kishte me të birin. Në një intervistë për emisionin Top Story ai tha se para se të shkonte në shkollë 14-vjeçari i kishte kërkuar para për të blerë tost. Ai shtoi se shpreson të largohen që të largohen për në amerikë pasi vëllaiu u ka bërë dokumentet për bashkim familjar dhe po presin përgjigje.

"Sikur na e lehtëson pak dhimbjen gjithë ky popull. Një ditë para se të shkonte në shkollë më tha do më japësh një 2 mijë lekësh, do marr një tost s’do marr gjëra të shtrenjta. Çdo shok i tij, çdo komshi thoshte që Martini ishte i bukur, i çiltër, talent, dëshira e tij ishte futbolli mësimet, bëhu futbollist i thoja do të të ndihmojë babi. Shpresoj të largohemi për Amerikë, vëllai na ka bërë dokumentet për bashkim familjar dhe presim përgjigje", tha ai.

 

martin cani

Sondazh

Poll