Sport

Luis Enrique zbulon idetë e tij: "Obsesioni im është që përherë të sulmoj. Të kontrollosh topin ka qenë gjithmonë filozofia ime"

Trajneri spanjol ka folur në konferencën për shtyp para ndeshjes kundër Toulouse

21 Nëntor 2024, 17:00 Nga DOSJA

Luis Enrique zbulon idetë e tij: "Obsesioni im është që

FRANCE - Rikthehen garat e Ligue 1 pas përfundimit të ndeshjeve ndërkombëtare. PSG do të përballet me Toulouse këtë të premte, më 22 nëntor, në Parc des Princes. Prandaj, mëngjesin e sotëm, Luis Enrique mori pjesë në konferencën për shtyp para ndeshjes, në të cilën foli për lojtarët e tij, rivalin e nesërm dhe idenë e lojës që dëshiron të realizojë në klubin francez.

Trajneri spanjol ishte shumë i qartë për qasjen e tij dhe çfarë kërkon nga ekipi i tij në çdo ndeshje. "Obsesioni im është sulmi. Të kesh topin ka qenë gjithmonë filozofia ime. Por meritë është që lojtarët me cilësi shumë të mirë të dinë ta mbrojnë. Të bësh atë si ekip dhe jo vetëm individualisht, është një prioritet. Duhet të punojmë për gjithçka, të përmirësojmë çdo gjë vazhdimisht”,- është shprehur ai.

Megjithatë, çdo trajner ka një filozofi të ndryshme dhe lojtarët duhet të përshtaten me secilin prej tyre kur largohen me ekipet e tyre përkatëse. "Unë e di se sa kohë i duhet një trajneri për të përcjellë një ide. Është shumë e vështirë. 

Duhet të jesh shumë i mirë për të përcjellë një ide në ekipin kombëtar. I vetmi shqetësim si trajner është se lojtarët janë shumë të mirë. Ata janë të lodhur, kanë udhëtuar, kanë luajtur mjaft minuta. Mesazhi i parë që i jap skuadrës sime është të rilidhet me klubin, ka metoda të tjera stërvitore në jetën e një futbollisti që duhet t'i përshtatesh trajnerëve”, tha.

Luis Enrique pati kohë të fliste për disa nga futbollistët e tij, përfshirë Hakimin, të cilin e konsideron të domosdoshëm. "Nuk e di nëse është i pari, i dyti, i treti apo i njëmijti (në hierarkinë e pozicionit të tij). Kjo nuk më intereson shumë. Ideja ime përkon plotësisht me karakteristikat e tij. Është e vërtetë që ai fiton rëndësi në dhomat e zhveshjes (...). Ekziston gjithmonë rreziku që ai të luajë shumë”,- tha ai.

Dhe ai nuk hezitoi të lavdërojë shkathtësinë e një tjetër të njohuri të vjetër të ligës spanjole, Kang-in Lee. "Në këtë skuadër, që nga fillimi i sezonit, ajo që më pëlqen më shumë është shkathtësia. Disa lojtarë mund të luajnë në shumë pozicione. Është e vështirë për rivalin të dijë se ku do të luajnë lojtarët,"- shpjegoi ai.

Lidhur me dëmtimin e Dembélé, astuari beson se është një “problem i vogël” dhe se nuk është asgjë serioze. “Është normale që gjatë gjithë sezonit, me këto ndeshje të ngjeshura, të ndodhin situata të tilla ”, shtoi ai.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll