Aktualitet

"Do jemi këtu deri sa ministrja të japë dorëheqjen", qytetarët sërish në protestë ditën e hënë për Martin Canin

Ndër kërkesat e qytetarëve, ka qenë edhe shtimi i punonjësve të sigurisë dhe psikologëve nëpër shkolla. 

21 Nëntor 2024, 12:49 Nga r.ll
"Do jemi këtu deri sa ministrja të japë
pamje nga protesta

TIRANË- Ka përfunduar protesta e sotme për vrasjen e Martin Canit, që nisi si marshim nga shkolla "Fan Noli" deri te ministria e Arsimit. 

Organizatorët e protestës janë shprehur se do të protestojnë deri në përmbushjen e kërkesave të tyre, mes tyre ajo për dorëheqjen e ministres Ogerta Manastirliu. Ato kanë lajmëruar se ditën e hënë do të jenë sërish në protestë.

Ndër kërkesat e qytetarëve, ka qenë edhe shtimi i punonjësve të sigurisë dhe psikologëve nëpër shkolla. 

proteste per martin canin

Sondazh

Poll