Aktualitet

Humbi kontrollin e mjetit dhe doli nga rruga/ I riu inskenon përplasjen me një makinë tjetër për të përfituar nga siguracioni, arrestohen dy persona

Mësohet se më 4 tetor rreth orës 14:00, në aksin rrugor “Valias-Tiranë” 22-vjeçari i arrestuar duke drejtuar automjetin tip “Benz”, ka humbur kontrollin dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga. Më pas, me qëllim përfitimin e sigurimeve, i riu në bashkëpunim me një 25-vjeçar ka inskenuar një përplasje të automjetit të tij me automjetin tip “Volksvagen Golf”.

21 Nëntor 2024, 14:02 Nga N.F
Humbi kontrollin e mjetit dhe doli nga rruga/ I riu inskenon përplasjen me
Aksident

TIRANË- Dy persona janë vënë në pranga në Tiranë. Arrestimi i tyre ka ardhur pasi dy të rinjtë kanë inskenuar një përplasje mes dy mjetesh për të përfituar nga siguracioni. Mësohet se më 4 tetor rreth orës 14:00, në aksin rrugor “Valias-Tiranë” 22-vjeçari i arrestuar duke drejtuar automjetin tip “Benz”, ka humbur kontrollin dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga.

Më pas, me qëllim përfitimin e sigurimeve, i riu në bashkëpunim me një 25-vjeçar ka inskenuar një përplasje të automjetit të tij me automjetin tip “Volksvagen Golf”. Pas skenarit ata iu kanë paraqitur agjentëve verifikues të Policisë Rrugore, të dhëna të rreme për automjetin që sigurohet. Dy të rinjtë e arrestuar akuzohen për veprat penale “Mashtrimi në sigurime” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.

Njoftimi i plotë:

Specialistët e Komisariatit të Policisë Rrugore Tiranë ndaluan shtetasit I. T., 25 vjeç, banues në Tapizë dhe A. K., 22 vjeç, banues në Nikël, për veprat penale “Mashtrimi në sigurime” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 145 dhe 301/25, të Kodit Penal.

Më datë 04.10.2024, rreth orës 14:00, në aksin rrugor “Valias-Tiranë”, shtetasi A. K., duke drejtuar automjetin tip “Benz”, ka humbur kontrollin dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga.

Më pas, me qëllim përfitimin në mënyrë të padrejtë të dëmshpërblimit nga kompania e sigurimeve, shtetasi A. K., në bashkëpunim me shtetasin I. T., ka inskenuar një përplasje të automjetit të tij me automjetin tip “Volksvagen Golf” me drejtues shtetasin I. T., dhe iu ka paraqitur agjentëve verifikues të Policisë Rrugore, të dhëna të rreme për automjetin që sigurohet. Materialet i kaluan Prokurorisë.

aksident inskenin aksidenti arrestim

Sondazh

Poll