Aktualitet

FOTOLAJM/ Me pankarta dhe duart e lyer me bojë të kuqe, qytetarët lënë "shenja" në muret e Ministrisë së Arsimit pas vrasjes së Martin Canit

Pjesëmarrës të shumtë kanë marshuar drejt Ministrisë së Arsimit ndërsa kanë bërë thirrje për dorëheqjen e ministres, Manastirliu.

21 Nëntor 2024, 12:28 Nga N.F
FOTOLAJM/ Me pankarta dhe duart e lyer me bojë të kuqe, qytetarët
Protesta

TIRANË- Ditën e sotme është zhvilluar protesta në formë marshimi nga shkolla "Fan Noli" drejt Ministrisë së Arsimit në lidhje me vrasjen e 14-vjeçarit, Martin Canit nga bashkëmoshatari i tij. Pjesëmarrës të shumtë kanë marshuar drejt Ministrisë së Arsimit ndërsa kanë bërë thirrje për dorëheqjen e ministres, Manastirliu.

Protestuesit gjatë protestës kanë hedhur bojë të kuqe drejt Ministrisë ndërsa kanë lënë "shenja" duarsh më bojë të kuqe. Disa nga prindërit janë të shoqëruar edhe nga fëmijët e tyre, ndërsa në duar mbajnë pankarta dhe parulla me shkrimet, "Institucionet e papërgjegjshme vrasin", “Martin Cani një fëmijë më pak, një dështim më shumë”.

protesta e martin canit

Sondazh

Poll