Aktualitet

"Duam drejtësi, asgjë tjetër"/ Tezja e Martin Canit mes lotësh në protestë: E çuam në shkollë nuk e çuam në luftë

Në protestë kanë qenë edhe familjarë të tjerë të Martinit, por që nuk kanë dhënë deklarata për mediat.

21 Nëntor 2024, 12:38 Nga r.ll
"Duam drejtësi, asgjë tjetër"/ Tezja e Martin Canit mes
pamje nga protesta

TIRANË- Në gjendje të rënduar emocionale dhe psikologjike në protestë ka marrë pjesë edhe tezja e Martin Canit, 14-vjeçarit i cili u godit për vdekje me thikë nga bashkëmoshatari i tij. 

"E çuam në shkollë, nuk e çuam në luftë që të na e therin. Duam drejtësi, asgjë tjetër. Ka tre ditë Martini nuk vjen në shtëpi", kanë qenë fjalët e saj mes lotësh. Gjatë fjalëve, tezja e 14-vjeçarit ka humbur ndjenjat, ndërsa është marrë nga ambulanca. 

Në protestë kanë qenë edhe familjarë të tjerë të Martinit, por që nuk kanë dhënë deklarata për mediat.

proteste per martin canin

Sondazh

Poll