Sport

E famshmja Sotheby's njofton: "24 dollapë, të përdorur nga disa legjenda të Real Madridit, kanë dalë në ankand"...

Dhoma e zhveshjes së Santiago Bernabeut të vjetër përjetoi 544 ndeshje të ‘Los Blancos’ në më shumë se 20 vjet; në këtë periudhë Reali ka fituar njëzet tituj, duke përfshirë gjashtë Champions League dhe gjashtë kampionate spanjole.

21 Nëntor 2024, 09:30 Nga DOSJA

E famshmja Sotheby's njofton: "24 dollapë, të përdorur

SPANJE - Shtëpia e famshme britanike e ankandeve Sotheby's njoftoi shitjen e "24 dollapeve të përdorura nga ikonat e futbollit si Cristiano Ronaldo, David Beckham, Zinedine Zidane, Roberto Carlos, Sergio Ramos, Luis Figo, Karim Benzema dhe shumë të tjerë".

Ankandi ka filluar që më 12 nëntor dhe do të zgjasë disa javë. Secili prej këtyre dollapëve, të çmontuar me rinovimin e Santiago Bernabeut, mban foton, emrin dhe numrin e lojtarëve më të rëndësishëm që kanë veshur fanelën e lavdishme të Realit në epokën e Galacticos dhe në atë më të fundit. Ankandet individuale filluan me 10.000 paund (13.000 euro).

Sotheby's ka zyra në qytetet kryesore në mbarë botën si Nju Jork, Hong Kong, Madrid, Paris, Gjenevë, Milano, Amsterdam, Doha, Cyrih dhe Toronto. Dhoma e zhveshjes së Santiago Bernabeut të vjetër përjetoi 544 ndeshje të ‘Los Blancos’ në më shumë se 20 vjet; në këtë periudhë Reali ka fituar njëzet tituj, duke përfshirë gjashtë Champions League dhe gjashtë kampionate spanjole.

Një mozaik i gjerë tre metra i Santiago Bernabéu dhe dyert metalike të stadiumit do të dalin gjithashtu në ankand, me çmime përkatësisht 12.000 dhe 8.000 £. Një pjesë e të ardhurave nga ankandi do t'i dhurohet Fondacionit Real Madrid.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll