Sport

Nga një egjiptian në tjetrin. Liverpool po shikon Marmoush për të zëvendësuar Salah

Marmoush, i cili tashmë i ka deklaruar Reds, si "ëndrra" e tij, mund t'i bashkohet një ekipi gati për të revolucionarizuar veten, pasi kontratat e Salah, Virgil van Dijk dhe Trent Alexander-Arnold, skadon.

21 Nëntor 2024, 08:00 Nga DOSJA

Nga një egjiptian në tjetrin. Liverpool po shikon Marmoush për

ANGLI - Sulmuesi i Eintracht Frankfurt, Omar Marmoush, mund të transferohet te Liverpool verën e ardhshme, sipas gazetarit gjerman Marcel Reif.

Marmoush, i konsideruar si pasardhësi ideal i Mohamed Salah, thuhet se është në fokusin e Reds, pasi kontrata e egjiptianit me klubin nga Anfield i afrohet skadimit të saj në qershor.

Marmoush ka arritur këtë  vit të bëjë një paraqitje mbresëlënëse, duke shënuar 11 gola në 14 ndeshje të Bundesligës, një arritje e barabartë me Harry Kane të Bayern Munich.

25-vjeçari, i cilësuar si “i jashtëzakonshëm” nga mediat gjermane, e çoi Eintrachtin në vendin e tretë në kampionat dhe të katërtin në Ligën e Evropës, ku skuadra është ende e pamposhtur. Një sulmues i gjithanshëm, Marmoush mund të luajë në pozicione të ndryshme në frontin sulmues, edhe pse këtë vit ai është vendosur si qendërsulmues.

Liverpooli, i udhëhequr nga Arne Slot, po shijon një sezon të jashtëzakonshëm, duke dominuar në Premier League dhe Champions League, pavarësisht nga një merkato e kufizuar e verës. Marmoush, i cili tashmë i ka deklaruar Reds, si "ëndrra" e tij, mund t'i bashkohet një ekipi gati për të revolucionarizuar veten, pasi kontratat e Salah, Virgil van Dijk dhe Trent Alexander-Arnold, skadon.

E ardhmja e egjiptianit mbetet e pasigurt, por Marmoush duket gati të marrë stafetën. Këtë e raporton Givemesport.com

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll