Sport

Lajm i mirë për Kumbullën, rikthehet në stërvitje, harron dëmtimin!

Kujtojmë që Kumbulla nuk kontribuoi për Shqipërinë në ndeshjet e nëntorit, të vlefshme për Nations League.

20 Nëntor 2024, 23:48 Nga DOSJA
Lajm i mirë për Kumbullën, rikthehet në stërvitje,

SPANJE - Mbrojtësi kuqezi, Marash Kumbulla, është rikthyer në stërvitje me Espanyol. “Jam i gëzuar që jam kthyer dhe po bëj atë që dua më së shumti. Le të shkojmë Espanyol”, shkruan ai në rrjetet sociale, duke treguar kështu se ka hedhur prapa krahëve dëmtimin e pësuar ndaj Barcelonës në kampionat.

Kujtojmë që Kumbulla nuk kontribuoi për Shqipërinë në ndeshjet e nëntorit, të vlefshme për Nations League.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll