Politike

"Mehdi Malkaj gëzon shëndet të plotë", Kalaja: Veliaj nuk interesohet para se të hedhë një lajm kaq të kobshëm! Duan të ngushtohet rrethi i qendrestarëve që nuk shiten për një rrogë

Më tej ajo ka bërë një tjetër reagim pak minuta më vonë po në "Facebook" ndërsa ka fajësuar kryebashkiakun, Erjon Veliaj për lajmin të cilin e ka cilësuar të kobshëm dhe që ka shqetësuar pafund familjarë, të afërm dhe miq të aktorit.

20 Nëntor 2024, 13:24 Nga N.F
"Mehdi Malkaj  gëzon shëndet të plotë", Kalaja:
Kalaja dhe Malkaj

TIRANË- Avokatja e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit Kombëtar, Adriana Kalaja ka reaguar së fundmi në lidhje me lajmet e rreme për ndarjen nga jeta të aktorit, Mehdi Malka. Kalaja në një postim në "Facebook" shkruan se ky është një reagimin i detyrar ndërsa thekson se aktori gëzon shëndet të plotë pas atyre peripecive shëndetësore të kaluara gjatë verës.

Ajo shtoi që uron ta kenë sa më gjatë në mesin e tyre si qendrestar i paepur dhe artist i jashtëzakonshëm. Ajo gjithashtu e falenderoi Malkan duke e cilësuar të pakrahasueshëm.

"Reagim i detyruar: Nisur nga disa lajme të rreme që janë shpërndarë për mikun tim shumë të nderuar dhe artistin e madh Mehdi Malka, ju bëj me dije se gëzon shëndet të plotë pas atyre peripecive shëndetësore të kaluara gjatë verës.


Me këtë rast, uroj ta kemi sa më gjatë në krah dhe në mesin tonë, si qendrestar i paepur dhe artist i jashtëzakonshëm. Faleminderit për të gjitha, i dashur dhe pakrahasueshmi miku im Mehdi," shkruan në reagimin e saj Kalaja.

Më tej ajo ka bërë një tjetër reagim pak minuta më vonë po në "Facebook" ndërsa ka fajësuar kryebashkiakun, Erjon Veliaj për lajmin të cilin e ka cilësuar të kobshëm dhe që ka shqetësuar pafund familjarë, të afërm dhe miq të aktorit.

Kalaja shkruan se ata duan të ngushtohet rrethi i qendrestarëve dhe i atyre njerëzve me parime e integritet që nuk shiten për një rrogë apo pension suplementar.  Ajo më tej uroi aktorin që të jetojë sa më gjatë ndërsa theksoi se nuk do ikin nga kjo botë pa festuar në rindërtimin e Teatrit ashtu siç ishte.

"Një ndyrësi të tillë, vetëm një zvarranik i bastardit Veliaj mund ta bëjë. Ky burracak, mirë që shet Kauzën e Teatrit për një projekt apo rrogë mjerane, mirë që bën shoë në mbështetje të bastardit Veliaj për "Teatrin e Ri", por nuk ka kurajon as të interesohet para se të hedhë një lajm kaq të kobshëm që ka shqetësuar pafund familjarë, të afërm dhe miq të të nderuarit Mehdi Malka.


Mbase këtë duan zvarranikët pa moral e dinjitet, por Jetën e di Ai lart kur t'ja mare çdo kujt prej nesh. Mbase duan të ngushtohet rrethi i qendrestarëve dhe i atyre njerëzve me parime e integritet që nuk shiten për një rrogë apo pension suplementar, por të paktën kur ikin nga kjo botë, kanë lënë një histori e kontribut të pavdekshëm. Sa herë shikoj këtë shërbëtor të pushtetit që nuk ka asnjë lidhje me artin dhe integritetin moral bindem se është tamam koha kur: Po bien Malet e po ngrihen h*let.


Jetofsh sa më gjatë e me këtë energji të pashtershme si artist e qendrestar, miku im i rrallë Mehdi. Të tjerët, do kujtohen me turp për turpet e pabesitë që kanë bërë. Nuk do ikësh e ikim nga kjo botë pa festuar në rindërtimin e: Teatrit, Aty Dhe Ashtu Siç Ishte," shkruan Kalaja në reagimin e saj të dytë.

 

kalaja mehdi malkaj mehdi

Sondazh

Poll