Sport

UEFA i dha fitoren Rumanisë në tavolinë, Lucescu: “Shqiptarët mbetën të turpëruar!”

“Jam i indinjuar. Është një vendim politik. Për të mos mërzitur askënd”.

20 Nëntor 2024, 18:55 Nga DOSJA
UEFA i dha fitoren Rumanisë në tavolinë, Lucescu:

ZVICER - Disiplina e UEFA-s i dha fitoren 3-0 Rumanisë për ndeshjen kundër Kosovës, aty ku shqiptarët braktisën sfidën dhe u larguan nga fusha pas thirrjeve raciste në Bukuresht.

Pas vendimit foli edhe trajneri i Rumanisë, Mircea Lucescu. Sipas tij largimet dhe braktisjet e fushës së lojës sjellin precedentë.

“Jam i indinjuar. Është një vendim politik. Për të mos mërzitur askënd. Mos inkurajoni gjeste të tilla. Më vonë e njëjta gjë mund të ndodhë. Një ekip humbet 5-0 dhe largohet nga fusha. Dhe humbasin 3-0. Askush nuk mendon më për pasojat. Fatkeqësisht gjërat ndodhën kështu”, ka thënë trajneri rumun.

Legjenda e trajningut rumun tha se shqiptarët mbetën me turp për daljen nga fusha. “Fituam ne 3-0? Po, në rregull, është shumë normale. Edhe ata mbetën me turp tani, por është zgjedhja e tyre, ata gjithsesi e provuan njëherë”, tha trajneri Lucescu.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll