Sport

Sané kundër thashethemeve: "Sigurisht që nuk do të nënshkruaj me një klub tjetër në janar, jam i lumtur te Bayern"...

"Si ndihem? 100% dhe gati për sprintin në fund të vitit. Ndihem mirë në klub, ku e rëndësishme është për mua është të jem një pjesë kyçe e planeve të Bayernit dhe unë dua ta konfirmoj këtë rol."

20 Nëntor 2024, 17:47 Nga DOSJA
Sané kundër thashethemeve: "Sigurisht që nuk do të

GJERMANI - Ndërkohë që për të qarkullojnë thashetheme dhe raporte në treg, Leroy Sané ka mbetur i fokusuar në angazhimet e tij me kombëtaren gjermane, mes Bosnje-Hercegovinës dhe Hungarisë, e cila u përball mbrëmë.

Por e ardhmja e 28-vjeçarit të krahut të djathtë mbetet një pikëpyetje, veçanërisht duke qenë se kontrata e tij me Bayern Munich skadon në fund të sezonit dhe për shkak se ende nuk ka asnjë shenjë rinovimi.

Megjithatë, në një intervistë për BILD Sport, Sané i hapi letrat. Ai gjithashtu do të ishte i gatshëm të hiqte dorë nga një pjesë e pagës për të qëndruar në Bayern: “Për mua, në përgjithësi, nuk është gjëja më e rëndësishme es sa fitoj”,- siguroi ish-lojtari i Manchester Cityt, edhe sepse nuk e ka “menduar as një sekondë” për këtë temë.

Qëndrueshmëria e tij varet nga faktorë të tjerë thelbësorë: "Sharmi për mua qëndron në klubin ku mund të tregoj performancën time më të mirë, të zhvillohem dhe të fitoj tituj. Këtë e gjej te Bayerni. Këtu kam sfidën time më të madhe dhe objektivat e mia."

Sido që të jetë, pas operacionit në ijë, Sané po gjen dalëngadalë formën e tij mes klubit dhe kombëtares: "Si ndihem? 100% dhe gati për sprintin në fund të vitit. Ndihem mirë në klub, ku e rëndësishme është për mua të jem një pjesë kyçe e planeve të Bayernit dhe unë dua ta konfirmoj këtë rol."

Ndërsa bisedat me trajnerin e ri, Vincent Kompany, dhe drejtuesit e klubit për fatin e tij ishin “shumë të mira dhe të sigurta”. Duke shpjeguar: "Për këtë arsye, mendimet e mia janë përqendruar aktualisht vetëm te Bayerni. Unë definitivisht nuk do të nënshkruaj me një klub tjetër më 1 ose 2 janar, nuk kam nevojë për një vendim të nxituar. Dua të arrij në top formë para dimrit dhe të fitojë sa më shumë me Bayernin”.

Sa i përket Gjermanisë, qëllimi i saj afatgjatë është të marrë pjesë në Kupën e Botës 2026 , e cila do të mbahet në Shtetet e Bashkuara, Kanada dhe Meksikë, ku ajo dëshiron të luajë një "rol themelor": "Në Kampionatin Evropian nuk isha. Nuk munda të bëj aq sa do të kisha dashur për shkak të problemeve fizike, por në vitin 2026 dua ta ndryshoj këtë situatë”, komenton ai.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll