Sport

E bujshme nga Inter Miami... Tata Martino gati të japë dorëheqjen për arsye personale

Inter Miami ende nuk e ka konfirmuar largimin e argjentinasit, por lamtumira e tij do të ishte praktikisht e sigurt dhe e diktuar nga arsye personale.

20 Nëntor 2024, 17:55 Nga DOSJA
E bujshme nga Inter Miami... Tata Martino gati të japë dorëheqjen

SHBA - Eliminimi i dhimbshëm i Inter Miami në fazën e 16-të të play-off-it të MLS do të sjellë trazira të mëdha për skuadrën e Floridës. Ndryshimi i parë i madh do të jetë në pankinë: Gerardo (Tata)  Martíno, sipas shtypit argjentinas, ka vendosur të bëjë një hap prapa dhe ta lërë Leo Messin dhe shokët e tij.

Inter Miami ende nuk e ka konfirmuar largimin e argjentinasit, por lamtumira e tij do të ishte praktikisht e sigurt dhe e diktuar nga arsye personale. Trajneri nga Rosario, i cili drejton klubin që nga korriku i vitit 2023, vendosi një rekord të ri për pikë në sezonin e rregullt, por nuk arriti të realizojë objektivin e tij të madh, duke u eliminuar në turin e parë nga Atlanta.

Humbjet në Champions League të CONCACAF dhe Kupën e Ligës 2024 rëndojnë gjithashtu në rrugën e tij.

Megjithatë, lajmi vjen si befasi, pasi projekti ishte afatgjatë dhe se në vitin 2025 skuadra do të përballet me gara të rëndësishme, si Kupa e Botës për Klube. Prandaj largimi i trajnerit argjentinas do të imponojë një ristrukturim të klubit, gati për të nisur nga e para.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll