Bota

Një skenë dashurie në serial "Crash Landing on You" shkaktoi turizëm masiv në fshatin e vogël zviceran

Iseltwaldi dikur ishte një fshat i qetë alpin me 400 banorë në Alpet zvicerane, një kënd lojërash shumicën e kohës bosh por pas xhirmit të serialit cdo gjë ndryshoi.

20 Nëntor 2024, 18:04 Nga E. D
Një skenë dashurie në serial  "Crash Landing on You"
foto ilustruese

ZVICË- Pasi seriali koreano-jugor "Crash Landing on You" filmoi një skenë në Iseltwald, fshati i vogël zviceran u kthye në një vend turistik, i vizitua nga mijëra njerëz. Gjithashtu seriali jashtëzakonisht i popullarizuar u transmetua për herë të parë në dhjetor 2019. 

Iseltwaldi dikur ishte një fshat i qetë alpin me 400 banorë në Alpet zvicerane, një kënd lojërash shumicën e kohës bosh por pas xhirmit të serialit cdo gjë ndryshoi. Ndërkohë kryetari i komunës, Peter Rubi, thotë se pas përfundimit të pandemisë kur u rihapën kufijtë kishte mirjër turistë që vizitonin Iseltwald. 

“Kur u rihapën kufijtë dhe njerëzit u lejuan të udhëtojnë, erdhën të gjithë. Dhe tani vazhdojnë të vijnë,” tregon ai.

Mes turistëve janë edhe Annemaria nga Gjermania dhe kushërira e saj, Mercy.

“Ne kemi ardhur këtu për shkak të serialit "Crash Landing on You”. Kushërira ime ka ardhur posaçërisht nga Filipinet për ta parë këtë vend dhe ne erdhëm nga Gjermania deri këtu, që ajo ta shohë,” tregon Annemaria.

Seriali tregon për një histori dashurie midis një koreanojugoreje dhe një koreanoveriori. Është një histori dashurie paksa klishe. Por pika kulmore, skena me piano është ngulitur në zemrat e miliona fansave. Fshati nuk është më i qetë si dikur

Janë vërtet shumë. Dhe nuk sjellin asgjë. Vijnë këtu, bëjnë ca fotografi, dhe pastaj kthehen me autobusin e radhës dhe lënë pas gjithë mbeturinat.. Nuk është më ai fshati i qetë si dikur,” thotë një banore tjetër.

 

crash landing on you

Sondazh

Poll