Bota

Të nominuarit e Trump/ JD Vance mbërrin në Kapitol, organizon takime mes të zgjedhurve të kabinetit të Donald Trump

Siç raportohet Vance do të kalojë javën duke organizuar takime mes të zgjedhurve të kabinetit të Donald Trump, Matt Gaetz dhe Pete Hegseth, dhe senatorëve kryesorë republikanë të përfshirë në procesin e konfirmimit të tyre.

20 Nëntor 2024, 17:26 Nga E. D
Të nominuarit e Trump/ JD Vance mbërrin në
Matt Gaet dhe JD Vance

SHBA- Zëvendëspresidenti i sapozgjedhur JD Vance ka mbërritur në Kapitol këtë mëngjes. Siç raportohet Vance do të kalojë javën duke organizuar takime mes të zgjedhurve të kabinetit të Donald Trump, Matt Gaetz dhe Pete Hegseth, dhe senatorëve kryesorë republikanë të përfshirë në procesin e konfirmimit të tyre.

Gjithashtu Vance nodhet sot në Capitol Hill për të promovuar Gaetz, të zgjedhurin e Donald Trump për Prokuror të Përgjithshëm, ndërsa komiteti i etikës i Dhomës së Përfaqësuesve mblidhet për të votuar publikimin e një raporti që shqyrton akuzat për sjellje të pahijshme kundër ish-kongresmenit. 

Po ashtu zëvendëspresidenti pritet të marrë pjesë në disa nga takimet. Ndërkohë senatori i Luizianës, John Kennedy, një anëtar i komitetit gjyqësor të Senatit, planifikon të takohet me Gaetz dhe Vance sot.

jd vance matt gaet

Sondazh

Poll